Talebanët vrasin liderin e IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit

26 Prill 2023 | 08:18

Lideri i grupit militant, Shteti Islamik (IS), që besohet se ka planifikuar sulmin me bombë në aeroportin e Kabulit më 2021 është vrarë nga talebanët, thanë zyrtarët amerikanë.

Bombardimi i gushtit të vitit 2021 la të vrarë të paktën 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë, teksa njerëzit po tentonin të largoheshin nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin e shtetit.

Ky militant i IS-it është vrarë javë më parë, por është dashur kohë që të konfirmohet vdekja e tij, thanë zyrtarët amerikanë.

Emri i militantit të vrarë nuk është bërë publik.

Zyrtarët amerikanë thanë se kanë përcaktuar se lideri i IS-it është vrarë përmes mbledhjes së informacioneve të inteligjencës në rajon, edhe pse ata nuk dhanë detaje të tjera se si mësuan se ai ishte përgjegjës për bombardimin.

“Ekspertët në Qeveri kanë besim të madh se ky individ në të vërtetë ishte personi përgjegjës”, tha një zyrtar i lartë amerikan për CBS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026