“Këlliçi sapun për Berishën e Metën”, Veliaj: Nuk e lan dot fytyrën e tyre
Erion Veliaj është shfaqur jo pak ironizues dhe me akuza të drejtpërdrejta ndaj rivalit të tij në garën për Tiranën, Belind Këlliçit.
Gjatë një takimi me banorët e njësisë 7, kandidati i PS për kryeqytetin e ka cilësuar fushatën e Këlliçit si denigruese, duke e akuzuar se kandidatin e koalicionit bashkë fitojmë se nuk disponon as diplomën e shkollës së mesme.
“Disa prej tyre nxjerrin edhe gishtin e mesit, kur kërkojnë të votohen nga populli. Turp i madh! Por, Etilda ka të drejtë kur tha se duhet diploma e gjimnazit… prandaj duhet diplomë e maturës, e pjekjes sepse një njeri i pjekur në 2023 nuk nxjerr gishtin e mesit për të kërkuar vota dhe për të lidhur kontratë që t’i shërbejë dikujt. E merrni ju dikë në punë që ju nxjerr gishtin e mesit? Turp! Por, nuk është ky problemi më i madh,” – u shpreh Veliaj.
Sipas Veliajt, Këlliçi është duke u përdorur nga dyshja Berisha-Meta për të pastruar ngarkesat politike të së shkuarës
“Problemi më i madh është që ata janë sapun dhe detergjentë për fytyrën që nuk lahet dot të Saliut e të Ilirit. Ky është problem më i madh se gishtat e se diploma. Por në datën 14 maj ne do braktisim ata që na çuan mbrapa e ne ecim vetëm përpara. E patë çfarë i bënë shtëpisë së tyre? Ju kujtohet 8 janari? Ju kujtohet se çfarë i bënë selisë së tyre? Dolën tek sheshi “Skënderbej” me bishta lopatash, me shkopa bejsbolli, me shkallë dhe thashë se do bëjnë ndonjë punë për Tiranën,” – tha kryetari i Bashkisë Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq