Do imitoni Veliajn? Krahu i djathtë i Arlind Qorit: Ja pse jemi ndryshe

25 Prill 2023 | 21:37

Përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tha në “Now me Erla Mëhillin” se ajo që po ofron partia e tyre mund të ngjasojë me atë që ka bërë Veliaj, por është katërcipërisht e ndryshme.

Sipas tij koha e gjatë që ata kanë shfrytëzuar duke u marrë me aktivizëm tregon qasjen e tyre dhe dëshirën për të sjellë ndryshimin.

“Ne kemi 12 vjet që merremi me aktivizëm. Erion Veliaj bëri nja dy fushata mediatike dhe pastaj u pozicionua me vrap me Edi Ramën. Ne kemi 12 vjet që i qëndrojmë aktivizmit tonë dhe të jeni të bindur që për 212 vjet të tjera po jetuam do i qëndrojmë bindjeve tona, idealeve tona,” – u shpreh Muçi.

Ai tha se vetëm koha do e vërtetojë diçka të tillë, ama sidoqoftë përplasja e tyre gjatë gjithë këtyre viteve me oligarkë e sfida të ndryshme kanë treguar rezistencën dhe përkushtimin e tyre në të mirë të popullit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026