Manjani: Ka garë reale në bashkitë e mëdha, socialistët nuk e kanë të sigurt fitoren

26 Prill 2023 | 17:56

Juristi Ylli Manjani tha se Partia Socialiste nuk e ka të sigurt se do të mund të marrë të gjitha bashkitë në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Manjani tha se në bashkitë e mëdha ka garë reale, ndaj Partia Socialiste rrezikon edhe të humbasë ndonjë prej tyre, sipas tij, kjo do të ishte e jashtëzakonshme e do i jepte legjitimitet garës.

“Nga ajo që unë shikoj, nuk e di si janë shifrat, por duket se ka garë. Në Elbasan ka garë, në bashkitë e mëdha, në Durrës ka garë, në Tiranë ka garë. Kandidatët socialist absolutisht nuk e kanë të thjeshtë, madje përkundrazi mund të duhet të lënë ndonjë bashki.

Kjo nuk është pak, kjo është e jashtëzakonshme. prandaj them se balanca nuk ka rëndësi se sa bashki morën, por se sa njerëz kolaboron në kushte politike. Kjo i jep legjitimitet garës dhe pjesëmarrësve në garë”,-tha Ylli Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023