Çuçi: Në 14 maj do votojnë edhe ata që u ka skaduar mjeti i identifikimit

27 Prill 2023 | 10:15

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha pas mbledhjes së qeverisë mëngjesin e së enjte se të gjitha mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale.

Çuçi theksoi se ky vendim u mor me qëllim që të gjithë qytetarët kanë të drejtë që të votojnë në zgjedhje.

“Vendosëm që të shtyjmë afatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadojnë me 14 maj. Është një shtyrje që vjen në konsultim me KQZ duke parë numrin e madhtë mjeteve të identifikimi që kanë skaduar ose skadojnë deri në 14 maj. Në këtë mënyrë të gjithë shtetasit do të mund të votojnë pavarësisht nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar.

Gjithashtu, një vendim i rëndësishëm është për t’i hapur rrugë zbatimit të strukturës së re të policisë së shtetit duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në polici. Tashmë struktura që është miratuar fillon zbatimin dhe është një ndër reformat më të mëdha strukturore që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, besoj se është një ndër vendimet më të rëndësishme në realizimin e një ndër objektivat e ministrit për 2023”, tha ministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026