Si u larguan vrasësit? Gazetarja zbulon skemën: Portugezi iku nga Kapshtica
Kryeredaktorja e emisionit “Review” në Euronews Albania, Nevila Dervisha, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me skemën e largimit të vrasësve të biznesmenit Ardian nikulaj nga Shëngjini.
Sipas Dervishit, vrasësi me origjinë portugeze është larguar nga Kapshtica drejt Greqisë, ndërkohë që informatori anglez, ka fluturar të nesërmen e vrasjes dhe është larguar drejt Anglisë nga Rinasi.
Gazetarja shtoi se asnjë na 6 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit nuk ndodhet në Shqipëri, por janë larguar nga vendi direkt pas ngjarjes.
“Deri në dalje të Shëngjinit duhen 10 minuta për ta përshkruar të gjithë rrugën për të dalë, për të shkuar në Lezhë. Dhe më bën çudi si ka qenë kaq i qetë dhe si ka kaluar kaq pa rënë në sy. Ka dal nga lokali dhe është larguar. Thuhet që ka kaluar kufirin nga Kapshtica. Ndërsa shtetasi britanik, të cilin policia e quan si informatori, ka udhëtuar të nesërmen nga Rinasi për në Angli. Të gjithë personat e implikuar janë jashtë Shqipërisë, nuk ka patur mundësi policia të neutralizojë ndonjërin prej tyre, pasi janë larguar menjëherë pas krimit”, tha Dervishi.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.