SHBA nëndetëse bërthamore në Azi, akord me Seulin për mbrojtjen nga Veriu

27 Prill 2023 | 13:38

Një sulm bërthamor nga Koreja e Veriut do të shkaktonte fundin e regjimit të saj.

Paralajmërimi është bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun koreano-jugor, në Shtëpinë e Bardhë.

Dy liderët kanë bërë me dije se, Uashingtoni dhe Seuli kanë rënë dakord të përforcojnë mburojën bërthamore amerikane kundër kërcënimeve koreano-veriore.

“Paqen e vërtetë mund ta arrijmë përmes një force superiore dhe jo një paqe të rremë të bazuar tek vullneti i mirë i palës tjetër”, tha nga ana tjetër lideri koreano-jugor.

Në kuadër të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë nëndetëse me armë bërthamore në Korenë e Jugut dhe do të përfshijnë Seulin në planifikimin e operacioneve bërthamore. Në këmbim, Seuli zyrtar ka pranuar të mos prodhojë vet armë atomike.

Në vijim të fjalës së tij, presidenti Biden theksoi se, akordi i arritur do të përforcojë bashkëpunimin e aleatëve për t’i bërë kontrast rrezikut koreano-verior.

Shqetësimi për kërcënimin bërthamor të Penianit është rritur në muajt e fundit. Regjimi i vendit të izoluar aziatik po prodhon armatime bërthamore taktike që mund të godasin Jugun fqinj, si dhe po perfeksionon armët me rreze të gjatë veprimi që mund të arrijnë Shtetet e Bashkuara.

Mes të tjerash, Amerika ka një traktat që e detyron të mbrojë Korenë e Jugut dhe më herët ka paralajmëruar se do të përdorë armët bërthamore nëse do të jetë e nevojshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026