Mediat greke raciste me Shqipërinë? Analisti: Ja çfarë tregon analiza e dyanshme

28 Prill 2023 | 08:29

Analisti i medias, Çelik Rruplli ishte i ftuar këtë të premte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth një projekti dhe studimi i cili analizon ndikimin e mediave të shteteve të ndryshme, Shqipërisë dhe Greqisë për formimin e steritotipeve.

Rropulli tha se nga ky projekt i cili përfshin një periudhe monitorimi maj-shtator 2022 rezultoi se shoqëria shqiptare dhe ajo greke në fakt nuk janë aq të ndryshme se sa përshkruhen nga media dhe ka treguar më tej se si ka ndikuar ajo në krijimin e diferencave mes dy vendeve.

“Projekti është në kuadër të, ELIAMEP, fondacioni helen për politikën e jashtme dhe europiane, ka një eksperiencë të gjatë në pjesën e Ballkanit perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë. Nga studimet e mëparshme, ka arritur të shikojë se dallimet mes dy vendeve Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë aq të larguara sa portretizohen në media.

Media luan shpesh rol që të krijojë steriotipe. Ndaj u bë një monitorim i dy vendeve se si mediat shqiptare flasin për Greqinë dhe e anasjelljta. Projekti nisi në maj të vitit që kaloi. Rastet kanë të bëjnë me takime të jashtme të dyanshme”,- tha Çelik Rruplli për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024