Gazetarja: Kur shqiptari bën krim, mediat greke e lidhin me origjinën e tij
Një projekt mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ka të bëjë me mënyrën si mediat në Shqipëri raportojnë mbi ngjarjet që kanë të bëjnë me Greqinë dhe e kundërta.
Çelik Rruplli është autori për monitorimin e mediave në Shqipëri dhe kolegia e tij Alexandra Voudouri, gazetare për Kathimerini në Britaninë e Madhe ka ndjekur pjesën për Greqinë.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, Alexandra Voudouri tha se nga vëzhgimi ka vënë re se mediat greke ishin shumë të interesuara për marrëdhënien e Tiranës me Ankaranë.
Sipas mediave greke, Shqipëria është parë si një shtet që ka përfaqësuar interesat e Ankarasë duke dalë edhe kundër Greqisë.
Ajo tha se mediat greke nuk kanë shkruar në mënyrë të drejtë për Shqipërinë ndërsa shtoi se ndodh shpesh që kur një shqiptar bën një krim në Greqi, mediat e lidhin menjëherë me origjinën e tij.
“Kur një krim raportohet dhe në të është i përfshirë një shqiptar, mediat janë të përqendruara te kombësia e tij, edhe pse ai ose ajo mund të ketë jetuar në Greqi gjithë jetën. Kjo është diçka në të cilën do të përqendrohemi në raportin tjetër për të parë sa media fokusohet te origjina e personit jo krimi në vetvete. Po flasim për njerëz që mund të jenë kriminelë, por që jetojnë në Greqi dhe kanë jetën e tyre këtu. Është e gabuar të theksohet nacionaliteti”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit