Shqiptarët lodhen për një copë letër në Greqi, ndryshe ndodh me Spanjën e Gjermaninë
Shqiptarët që jetojnë në Greqi, pavarësisht nëse janë apo jo në marrëdhënie pune do të duhet të paguajnë rregullisht siguracioinet mujore, në të kundërt do të duhet të kthehen në Shqipëri.
Edmont Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi tha në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians se blerja e siguracionit në një kohë që më parë ishte i hapur për të gjithë, u tërhoq nga qeveria greke dhe tani vetëm një kategori kanë të drejtë ta blejnë atë.
“Komuniteti shqiptar përbën 70 për qind të emigrantëve të huaj. Problemi qëndron që shteti grek nuk është interesuar kurrë për këtë pjesë. Kur ne ankimojmë dhe i vëmë para përgjegjësive, përgjigja e tyre është shkoni ankohuni, nuk kemi punëtorë. Ndërkohë që shqiptarët prej 30 vjetësh punojnë në mënyrë sezonale nuk u pajisën kurrë me një dokument, u desh ndërhyrja e qeverisë shqiptare që t’u jepej një leje kalimi e shpejtë. Prej 2 vjetësh janë 2 marrëveshje që ka nënshkruar shteti grek me punëtorë nga Bangladeshi, Egjipti dhe Pakistani. Shqiptarët s’e preferojnë më Greqinë sepse u lodhën për të marrë një copë letër, ndërsa duke iu drejtuar vendeve të tjera si Spanja apo Gjermania brenda një periudhe të shkurtër pajisen me dokumente dhe ndihen njerëz”, tha Guri.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët në Greqi rrezikojnë qëndrimin nëse nuk kanë siguracione
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet