Mediat serbe: Vuçiç shtrohet urgjent në spital

28 Prill 2023 | 08:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shtruar me urgjencë në spital mëngjesin e së premtes. Kështu shkruan portali serb B92 duke cituar një burim anonim.

Nuk jepen detaje për gjendjen e presidentit serb. Nuk specifikohen as arsyet e shtrimit të tij të mundshëm në spital.

Siç raportojnë mediat, simpatizantët e opozitës kanë publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale në të cilat deklarojnë se presidenti Vuçiç ka përfunduar urgjentisht në spital dhe shtojnë se kjo është hera e dytë që ndodh brenda njëzet ditësh.

Siç shkruan edhe media serbe B92, djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç i ka dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje babait të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026