Vuçiç sulmon Malin e Zi për Kosovën: Abstenimi është pro

26 Prill 2023 | 09:51

Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin. Ka qene kjo deklarata e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ndërsa ka komentuar votimin në Këshillin e Europës që i hap rrugën Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë institucion.

Vuçiç tha se vendimi i Këshillit të Evropës për Kosovën është mbivotuar dhe se abstenimi praktikisht nënkupton votë “pro”.

Ai tha se abstenimi i Greqisë – vend i BE-së që s’e njeh pavarësinë e Kosovës – ishte i pritshëm dhe komentoi abstenimin e Ukrainës.

“Ka pasur zhgënjim. Serbia ka qenë e përmbajtur ndaj integritetit territorial të Ukrainës”, tha Vuçiq.

Presidenti serb Vuçiç shfaqi pakënaqësi dhe nervozizëm me të gjitha ato shtete që votuan pro.

“Nëse mendoni se jemi të kënaqur me vendimet e Malit të Zi apo të tjerëve, sigurisht që nuk jemi dhe sigurisht që kjo ndikon në marrëdhëniet që kemi. Do të ishte budallallëk, do të ishte anormale, do të ishim të papërgjegjshëm, do të ishim joserioz, nëse do t’i thoshim vetes, nuk ka problem, çfarë rëndësie ka, kjo është e mrekullueshme sepse mund të kishit abstenuar. Dje abstenimi ishte njësoj si votimi për pranimin e Kosovës. Kemi vendosur t’i respektojmë më shumë vendet mike ndaj Serbisë. Të kujdesemi për politikën dypalëshe dhe të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit. Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin”, tha Vuçiç.

Duke folur në një konferencë për media në Beograd, ai tha se Serbia është mirënjohëse ndaj vendeve që kanë votuar të hënën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Vendimi i Hungarisë është i papritur dhe i jam pafundësisht mirënjohës kryeministrit hungarez Viktor Orban për marrjen e një vendimi të tillë. E luta të shtunën nëse mund të merrte në konsideratë qëndrimin e Serbisë, duke pritur dhe shpresuar që hungarezët të abstenojnë nga votimi, ata u treguan si miqtë më të mëdhenj të Serbisë, ata votuan kundër dhe mirënjohja ime e pafund për kryeministrin Orban.

Faleminderit Spanjës, Qipros, Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, që kanë votuar për të mbështetur Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiq, duke iu referuar vendeve që kanë votuar kundër Kosovës

Serbia ka votuar kundër Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që u komentua gjerësisht si shkelje e marrëveshjes me Kosovën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026