“Nuk tolerojmë më pushtim të huaj”, KFOR i përgjigjet Vuçiçit

KFOR
25 Prill 2023 | 13:52

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë thirrje për shmangie të “veprimeve dhe retorikës që sjell tensione” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Reagimi i KFOR erdhi menjëherë pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili i konsideroi ndërkombëtarët gënjeshtarë dhe mashtrues ndërsa tha se pakica serbe në Kosovë nuk do të tolerojë më “pushtimin” e huaj.

Presidenti Vuçiç vlerësoi bojkotin e votimeve nga serbët e Kosovës, duke thënë se ai përfaqësonte “një kryengritje politike paqësore” kundër “pushtuesve” të tyre.

Vuçiç nuk e konfirmoi nëse” do të marrë pjesë në raundin tjetër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të planifikuar për t’u mbajtur në Bruksel më 2 maj, dhe shtoi se “nuk priste asgjë” nga ai takim.

Zgjedhjet e së dielës në katër komuna në veri të Kosovës u bojkotuan gjerësisht nga pakica serbe. Për bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, liderët kosovarë e fajësuan ndikimin e Beogradit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026