Vuçiç: Ndryshime tektonike në veri të Kosovës, vetëm 13 serbë votuan
24 Prill 2023 |
13:50
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij para qytetarëve tha se dje pas zgjedhjeve në veri të Kosovës kanë ndodhur ndryshime tektonike.
“Dje populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht tjetër, mbi të gjitha nga bashkësia ndërkombëtare, e kam fjalën për fuqitë perëndimore, se kërkon respekt më të madh, dialog dhe jo imponim të zgjidhjes”, tha Aleksandër Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.
Ai ka deklaruar se në listën zgjedhore janë 1345 persona më shumë se sa në zgjedhjet lokale para dy viteve dhe se kanë votuar gjithsej 13 serbë nga 45095 në listën zgjedhore, që është 0.029 për qind.
Sipas Vuçiç zgjedhjet paraqesin gjithashtu “dështim të regjimit të Kurtit”.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE: Zgjedhjet në Veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë, duhet dialog
- Kurti: Bojkoti i zgjedhjeve në veri u imponua nga fushata kërcënuese e Beogradit
Lajme të Sugjeruara
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë