Kampioni shpallet në Vlorë, Flamurtari mposht Tiranën 1-2 në futbollin e sallës
Finalja e dytë e futbollit të sallës mes Tiranës dhe Flamurtarit është fituar nga vlonjatët, duke e bërë trofeun që të presë edhe pak ditë deri sa të gjejë pronar.
Përballja e zhvilluar në Asllan Rusi tregoi dy skuadra krejt ndryshe nga ndeshja e zhvilluar në qytetin bregdetar, aty ku bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-9.
Ndeshja në kryeqytet ishte me shifra të bardha deri pak minuta para fundit. Një aksion i bukur i Flamurtarit që u konkretizua me gol, ndërsa më pas ishin bardheblutë që barazuan me kapitenin Kaca me penallti. Kur gjithçka u duk se mbaroi, Flamurtari i hedhur drejt sulmit gjeti dhe golin e dytë, që vulosi fitoren 1-2.
Trajneri i Flamurtarit Mario Kalus u shfaq i lumtur në fund të sfidës, ndërsa pohoi se skuadra e tij dhe shpirtin në fushë.
“Futbolli prandaj është i bukur. Në Vlorë luajtëm mirë, Tirana na goditi me kundër-atak. Këtu nuk kishim çfarë humbnim, dhamë 100% dhe fituam”, tha Mario Kalus, trajner i Flamurtarit
Vlonjatët kanë një ekip solid dhe ishin të bindur për fitoren, pohon dhe futbollisti Lorenc Shehaj.
“Në ndeshjen e dytë nuk ndryshoi asgjë, vetëm shpirti i garës bëri të fitonim. Ishim të bindur që kur humbëm atje, që këtë ndeshje do e fitonim. Jemi ekip solid, çunat kanë luajtur futboll. Tani mbetet për t’u parë ndeshja e fundit”, u shpreh Lorenc Shehaj, lojtar i Flamurtarit,
Gjatë përballjes nuk munguan as nervozizmat, ndërsa efektivët e policisë shoqëruan jashtë pallatit të sportit njërin prej tifozëve vlonjatë.
Fituesi i kampionatit kombëtar të futsallit do të vendoset në Vlorë, në finale e tretë që luhet më 30 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal