Deputeti serb komenton marrëveshjen e Ohrit: Nuk jemi afër zgjidhjes së problemit
Nenad Çanak, deputet në Serbi tha për “Balkan Talks” në Euronews Albania se marrëveshja në Ohër duhet të ndalojë përfundimisht të gjitha këto tragjedi që kanë ndodhur vazhdimisht mes Serbisë dhe Kosovës gjate këtyre 35 viteve te fundit.
Sipas tij, kjo nuk do të thotë se jemi afër zgjidhjes së problemit, sepse Serbia nuk e ka fuqinë e brendshme për ta njohur Kosovën.
Çanak komentoi se kjo marrëveshje ka sjellë që Vuçiç të kërkojë me ngulm organizimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Serbët nuk morën pjesë. Ngaqë serbët nuk morën pjesë, tani në katër komunat ka kryebashkiakë shqiptarë. Dhe kryebashkiakët shqiptarë do ngrenë sigurisht çështje të arsyes së ekzistencës së këtij asociacioni të komunave. Kjo po ndodh aktualisht. Në Serbi është e rëndësishme qe ta dini: asgjë nuk është ashtu siç duket dhe mos i besoni fjalës se askujt,” – u shpreh deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta