Rritet borxhi i Shqipërisë në Arbitrazh, shifra që duhet të paguajë shteti shqiptar

29 Prill 2023 | 19:38

Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin gjyqet e qeverisë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit.

Fatura e gjyqeve të Arbitrazhit rritet nga viti në vit, dhe shqetësimi i madh është se paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Në vitin 2020, dëmi ishte 109 mln euro. Në vitin 2023, borxhi është rritur në 176 mln euro .

Pjesa dërrmuese e humbjeve në arbitrazh lidhet me dy procese gjyqësore, ai i biznesmenit italian, Francesco Becchetti që ka fituar 108 mln euro dhe gjyqi për kontratën e sipërmarrjes për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nga konsorciumi Copri dhe Actor me vlerë 43 mln euro. Për shumëkënd, Beccheti do të mbahet mend si pronari i televizonit Agon, që nuk e pati të gjatë frekuencën e transmetimit në vendin tonë, por paratë që ai arriti të fitonte në gjyqin kundër Shqipërisë, burojnë nga prishja e kontratës për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç.

Fatos Lazmi ish-anëtar i Gjykatës së Arbitrazhit në Paris deklaroi për Euronews Albania: “Gjykata e apelit në Tiranë bën njohjen e vendimit. Pas njohjes, ky vendim ekzekutohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Deri në këto momente, Becheti me të tjerë, nuk ka ndërmarrë një hap normal, një aplikim pranë gjykatës së Apelit, për ta njohur dhe për ta ekzekutuar këtë vendim brenda territorit shqiptar. Ajo cka dimë, është që Becheti po bën forum shopping, ose psonisje forumesh. Ai ka të drejtë të shkojë në forume të ndryshme, në shtete të ndryshme duke identifikuar asetet e shtetit shqiptar”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026