Çelja e sezonit turistik, gazetarja: Ja cilat janë atraksionet kryesore në Elbasan
Sezoni turistik është në nisjen e tij, ndaj këtë të diel Euroneës Albania ishte në disa nga qytetet kryesore të vendit për të parë se si janë përgatitur qytetet për këtë vit. Korrespondentja e Elbasanit, Iris Shabani ka treguar se cilat janë disa nga atraksionet të cilat po preferohen më së shumti nga turistët në atë qytet.
“Shikojmë çdo fundjavë autobusë të mbushur me turistë që vijnë të vizitojnë zonat kulturore dhe historike në Elbasan. Përveç turizmit kurativ siç janë llixhat, vend që sjell një numër të konsiderueshëm turistes, për efektet kurative që ka. Gjithashtu në Elbasan është edhe turizmi i aventurës si hikinfg, rafting sporte të tjera ujore. Raftin është një nga sportet që po pëlqehet dhe po preferohet shumë nga turistët e gjithashtu edhe sportet ujore që mund të zhvillohen në liqenin e funarit.
Dua të theksoj këtu se po i kushtohet vëmendje shumë e madhe shtëpive pritëse në Mollagjesh. Gjithashtu po implentohet edhe një projekt infopoint me gjatësi 70 kilometra, për ecje në shtigje, biçikleta dhe nuk mungon as parashutizmi për ata që duan më shumë adrenalinë. Një tjetër pikë e rëndësishme e turizmit të qytetit të Elbasanit është kalja e Elbasanit ku mund të vizitosh, xhamitë, kishat ortodokse dhe katolike”,-tha Iris Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut