E fejuara e Edmond Haxhisë, dëshmia që dekonspiroi grupin britanik
Gazetarja Aida Topalli tregoi në një intervistë për Euronews Albania pjesë nga dëshmia e të fejuarës së Edmond Haxhisë që dekonspiroi vrasësit e Ardian Nikulaj.
Ajo tregoi se vajza është marrë në pyetje nga policia dhe ka treguar takimet me shtetasin portugez, në shtëpinë e Edmond Haxhisë në Kakarriq të Lezhës.
“Bëhet fjalë për të fejuarën zyrtare të Edmnond Haxhisë. Ajo ka dhënë detaje mjaft të rëndësishme, ka konfirmuar për shtetasin portugez, duke thënë që e ka takuar në shtëpinë e të fejuarit në Kakarriq, kanë shkuar në Shkodër së bashku, kanë shkuar në Tiranë së bashku ku dhe kanë blerë motorin e përdorur në krim. Ka konfirmuar edhe fytyrat e shtetasve britanikë, por ajo kryesisht ka konfirmuar vrasësin”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet