Erion Veliaj tregon pse nuk u ndërtuan shkollat te Astiri dhe Liqeni i Thatë
Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se është krenar që gjatë mandatit të tij ka ndërtuar 40 shkolla, ndërsa theksoi se objektivi ka qenë për të ndërtuar 50 të tilla.
Veliaj u shpreh se një nga arsyet pse nuk u ndërtuan shkollat tek zona e Astirit apo tek Liqeni i Thatë lidhet me krizën e krijuar për shkak të luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër këto zona kanë qenë pjesë të ish-komunave të drejtuara nga PD, shpjegoi kryebashkiaku, ku sipas tij janë dhënë leje ndërtimi pa kriter dhe ishte e vështirë rikuperimi i terreneve për të ndërtuar shkolla.
“Jam krenar që kemi bërë 40 shkolla, por nuk kemi mundur të mbarojmë lotin e fundit për shkak të kushteve të krijuara nga lufta në Ukrainë. Janë 5 shkolla në Astir-Kashar-Yzberisht, 2 te Liqeni i Thatë dhe 2 në Sauk dhe 1 te Akademia e Policisë. Ambicia ishte për 50 shkolla nga të cilat bëmë 40. Shkollat që nuk janë ndërtuar janë në dy ish-komuna, që janë drejtuar nga PD ku janë dhënë leje ndërtimi pa asnjë kriter. U shty në kohë rikuperimi i terreneve për shkak të gjyqeve”, tha Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 12:17 Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
- 11:56 Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania
- 11:48 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:42 Goditen me sende të forta 2 persona në Fushë-Arrëz, policia në kërkim të autorëve
- 11:27 Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në
- 11:24 Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin për financimin e partive politike, rekomandon disa përmirësime