Rikthimi i dosjes Haklaj- Spahiu: Engjëlli dhe djalli kanë bashkëjetuar në Tropojë
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi për Euronews Albania dosjen e Haklajve në SPAK. Ai tha se mbeti i habitur kur e pa zonjën Aishe në dyert e prokurorisë.
“Këto janë vrasje që kanë ndodhur përpara 25 vitesh. Nuk ishte e qartë nëse ishte thirrur motra e Haklajve aty, apo ishte paraqitur vetë,” – u shpreh Spahiu duke theksuar se do të rezervohej për të folur për këtë çështje duke marrë në konsideratë që vëllezërit Haklaj kanë vrarë një nga miqtë e tij më të mirë. Spahiu iu referua këtu dhe faktit që ka qenë avokat i Azem Hajdarit.
“Duke qenë se një nga miqtë e mi më të mirë është vrarë prej vëllezërve të saj, çdo deklarim i imi, interpretim apo analizë, do të ishte e njëanshme. Unë dua të jem shumë korrekt, nuk dua të flas as me mllefe politike, as me mllefe personale. Kam dyshimet e mia nëse këto çështje do të zbardhen sepse mbetem me parimin, drejtësi e vonuar, drejtësi e harruar,” – tha juristi.
“Nuk kemi të bëjmë me një vrasje. Kemi të bëjmë me mbi 50 vrasje. Mendoj që engjëlli dhe djalli kanë bashkëjetuar për një periudhë shumë të gjatë në këtë krahinë. Nuk do doja ta politizoja në këtë fushatë elektorale, as për të baltosur ndonjë nga liderët politikë,” – shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania