Spahiu: Kur populli voton një pushtet që nuk e pëlqen, ky është dështim i opozitës
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se kur populli voton një pushtet që nuk e pëlqen, ky është një dështim i opozitës.
Sipas tij diçka e tillë vjen si rezultat i mungesës së alternativës.
“Është njësoj si në kohën e partisë së punës. Shqiptarët votonin partinë e punës sepse nuk kishin alternativë tjetër, sepse sindikatat, fronti demokratik, bashkimi demokratik, rinia atëherë ishin vegla, edhe në këtë moment. Unë po flas për rezultatin, jo për votimin,” – u shpreh Spahiu.
Juristi shtoi se në këto kushte, në këndvështrimin e tij opozita e ka mbyllur misionin e saj.
“Rezultati më 15 maj dihet. Shqiptarët janë të pakënaqur me qeverisjen, janë të pakënaqur me të ardhmen e tyre dhe përsëri votojnë të pakënaqurën, shqiptarët përsëri votojnë sepse nuk shikojnë alternativë,” – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij