Veliaj dhe Balla në Kavajë: Demokratët po e braktisin përfundimisht Berishën
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilluan një takim me komunitetin librazhdiot të Kavajës dhe Rrogozhinës. Veliaj tha se demokratët po e braktisin masivisht partinë e tyre për shkak të Sali Berishës dhe këtë e treguan në hapjen e fushatës në Stadiumin “Arena Kombëtare”.
“Demokratët kishin vite që dëgjonin ‘Arena e krimit’, ‘Arena e Ndragheta-s’, ‘Arena e mafies’. Pastaj, iu duhej arena, se duhej të bënin një aktivitet dhe në atë moment, Saliu tha: ‘Arena e lirisë’, ‘Arena e demokracisë’, ‘Arena e fitores’! Por, respekt për demokratët. Sepse pasi panë Saliun që e ndërroi pllakën, e lanë tek pullë në mes të arenës, vetëm, me 22 mijë karrige bosh,” – tha kryebashkiaku i Tiranës.
Veliaj shkoi më tej teksa e konsideroi Berishën si makthin e tre brezave.
“U bë gjenerata e pestë që merret me Sali Berishën, që do ta çojë mbrapa vendin. Asnjë njeri nuk meriton të ketë fatin e një fuksi prej Ilir Metës dhe asnjë njeri nuk duhet ta hedhë dëm votën e vet dhe ta lërë qytetin të pistë, të pandriçuar dhe të pa investuar për qejfin e Ilirit dhe Saliut,” – u shpreh ai.
Teksa kërkoi votat për kandidatët e Partisë Socialiste më 14 maj, Veliaj tha se dyshja Berisha-Meta nuk e dinë fare se cilin kanë kandidat në Rrogozhinë dhe Kavajë
“Kur erdhi në Rrogozhinë Saliu nuk e dallonte dot kush ishte kandidati i tij. Ia bënin me gisht se ngatërroi nja 10 vetë, provoi nja 5-6 herë për ta gjetur kë kishte kandidat. Atyre s’iu ka humbur vetëm vula, iu ka humbur edhe fytyra, iu ka humbur dhe emri,” – deklaroi kryebashkiaku.
Votat për të majtët sipas Veliajt përkthehen në vota për investime dhe çuar përpara vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut