“Jam psikopat”-Çfarë tha autori i masakrës në Serbi kur u kap nga policia
Gazetarja serbe Katarina Radojiçiç komentoi në një intervistë për Euronews Albania ngjarjen e rëndë që ndodhi në Serbi këtë të mërkurë, ku 8 nxënës dhe një roje kanë mbetur të vrarë në një shkollë fillore, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar.
Ajo tregoi se pasi u kap nga policia djali kishte deklaruar se ishte psikopat.
“Nga ato që dimë është se agresori shkoi në shkollë rreth orës 8:40 të mëngjesit. Ai qëlloi të parin rojën e sigurisë dhe më pasa hyri në shkollë dhe vrau 7 vajza. Ngjarja ndodhi gjatë orës së historisë. Përveç nxënësve qëlloi mësuesin dhe nxënës të tjerë që ngelën të plagosur. Është një ndër ngjarjet më të rënda dhe i rëndë është edhe fakti që policia ka zbuluar se ngjarja ishte planifikuar prej disa muajsh.
Dyshohet se kur policia arrestoi vrasësin ai tha se ‘jam një psikopat’. Nga sa dihet edhe babai i djalit është arrestuar pasi përdori armën e të atit. Ky i fundit pretendon se arma ishte e mbyllur në një kasafortë, por ndodhi që përfundoi në duart e të birit,” – u shpreh Radojiçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik