Berisha thirrje qytetarëve: Në 14 maj përdorni votën, ndryshoni të ardhmen
Sali Berisha i drejtoi përsëri thirrjen qytetarëve për të votuar, siç ka bërë në çdo qytet gjatë gjithë fushatës elektorale.
Sipas tij, të gjithë duhet të kenë besim se vota e tyre do të numërohet dhe e ardhmja do të ndryshohet.
“Ai ka familjarë dhe unë kam familjar. Dhe po të vijë ai para jush, unë nga kjo librari digjitale unë nxjerr dokumentet jo të dhjetëra, por qindra tenderave të familjarëve të tij. Të baxhanakut, Armando Frangut, të thjeshtrës, kushërinjve, etj., etj., me radhë. Sali Berishën e kontrolloi e gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan. Nuk gjeti asgjë. Nuk del dot,” – u shpreh Berisha duke iu referuar kryeministrit Rama.
Berisha deklaroi se qytetarët që do i japin votën koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të shënojnë një ndryshim cilësor. Ish-kryeministri u zotua se fitorja e tyre do të çojë në ndryshimin e jetës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania