Përmirësohen ujësjellësit, 70 mln euro investime në 2022

4 Maj 2023 | 16:17

Vitin e kaluar, në ujësjellës-kanalizime janë investuar 70.2 mln euro. Ndërhyrjet kanë krijuar një situatë më të mirë të furnzimit në rang vendi, përfshi edhe efiçencën nëpër ndërmarrje.

Qytetarët kanë ujë të rrjedhshëm në rubineta për më shumë se 16 orë në ditë. Kjo është koha mesatare e furnizimit në vitin 2022, ndryshe nga viti 2021, kur orët ditore të furnizimit ishin më pak se 14. Të dhënat dalin nga raporti i fundit i qeverisjes vendore, ku shihet se se në një vlerësim të përgjithshëm, perfomanca në ujësjellës rezulton me rritje në 8 nga 9 elementet e matur.

Për shembull, faturat që arkëtohen kanë qenë në nivelin më të lartë vitin e kaluar në masën 94.7%. Po ashtu, mbulimi i furnizimit me ujë ka shënuar rritje 78%

Megjithatë, edhe pse, ka një përmirësim në sektor, sërish nevojat për zgjerim dhe përmirësim të shërbimit janë të mëdha, sidomos në zonat urbane periferike. 

Për vitin 2022, janë investuar 70.2 mln euro në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Pjesa më e madhe e financimit ka qenë për objektet e nisura mëmë herët, dhe 2.3 milion euro janë financuar për objekte të reja.

Gjithashtu në sektor janë financuar 14 milion euro financime të huaja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026