Avokati i Nurës: Institucionet në Kosovë kanë dështuar për dhunën në azilin e Pejës
“Institucionet kanë dështuar në rastin e një nëne të dhunuar”, kështu u shpreh Meshari Selimaj, avokati i të moshuarës Minire Nura, që u dhunua në azilin në Pejë nga tre infermiere, më 29 tetor të vitit të kaluar.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, njerëzit duhet të jenë të barabartë para ligjit, duke shtuar se për nënë Nurën nuk po vihet drejtësi.
Ai shton se përveç infermiereve para drejtësisë duhet të ishte dhe përfaqësuesi juridik i azilit në Pejë ku qëndronte dhe nëna e dëshmorit që humbi jetën në luftën e Kosovës.
“Me aq sa kam informacion azili është mbyllur. Përsa i përket aktakuzës po tregohet se institucionet në Kosovë po dështojnë. Edhe pse të gjithë njerëzit duhet të jenë të barabartë para ligjit, ky rast tregon dështimin e shtetit për dhënien e drejtësisë për rastin e një nëne të dëshmorit që i fali jetën Kosovës. Hetimet vazhdojnë është një term ndërkombëtar që nuk dihet se kur do përfundojnë. Edhe përfaqësuesi juridik i strehimores duhet të ishte para drejtësisë. Njëra nga infermieret akuzohet për sulm ndërkohë në dokumente thuhet se ajo ka incizuar ngjarje. Nuk përputhen”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet