Avokati i të moshuarës: Deri 3 vite burg për infermieret dhunuese në azilin në Pejë
Prokuroria themelore e Pejës ka njoftuar se është ngritur një aktakuzë ndaj tre infermiereve të cilat dhunuan të moshuarën në Pejë në qendrën e kujdesit “Orenda”.
Ndërkohë avokati i të moshuarës Minire Nura, Meshari Selimaj në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se dënimi për veprën penale të infermiereve shkon deri në 3 vite burg.
Ai shtoi se nëse ato dënohen u llogaritet çdo ditë e mbajtur në paraburgim.
“Dënimi për këtë vepër penale është deri në 3 vite. Minimumi i dënimit është 6 muaj. Për ata të pandehur që dënohen, i llogaritet çdo ditë e mbajtur në burgim apo në rastet e tjera kur qëndrojn1% në arrest shtëpiak. Kur marrin masën e detyrimit, zbrietet pjesa që e kanë kaluar në paraburgim. Nuk është si në Shqipëri dhe në Turqi. Është një ditë e plotë”- tha ai.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 tetor në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë.
Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi kanë dhunuar të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër, identiteti i të cilës nuk dihet. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh