Zv.kryeministri Besnik Tahiri: Kosova do shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme
Konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale bëri që Hashim Thaçi të japë dorëheqjen nga posti i presidenti i Kosovës dhe të nisë rrugëtimin e përballjes me drejtësinë ndërkombëtare mbi akuzat për krime lufte.
Ky zhvillim jo i mirë për politikën dhe shtetin e Kosovës shkaktoi paqartësi për postin e ri të presidentit, ndërsa sipas kushtetutës kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, përkohësisht mori postin e ushtrimit të detyrës së kryetares së vendit.
Mungesa e unitetit mes partive për të zgjedhur një emër konsensual për presidentin, mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, komentoi situatën dhe zhvillimet politike në emision “Balkan Talks” në Euronews Albania.
Ai u shpreh se ish-kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje gjejnë të përbashkëta duke thënë, që vendi në këtë situatë, siç e cilësojnë ata kaotike, ka nevojë për një zgjidhje dhe zgjidhja është tek zgjedhjet e parakohshme.
Por, për zotin Tahiri opozita gjithmonë kërkon zgjedhje.
“Ne kemi qenë si aleancë gjatë në opozitë edhe e dimë që opozita gjithmonë do zgjedhje është gjithmonë e natyrshme.”,- shprehet për ‘Balkan Talks” Besnik Tahiri.
Ai beson se zgjidhja më e mirë për Kosovën është që ish-kryeministri Haradinaj të bëhet president i Kosovës.
“Ne kemi qenë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë në momentin kur ka pasur një krizë politike ne kemi ofruar Ramush Haradinaj për kandidat për president. Unë këtë javë do takoj partnerët e koalicionit takim ku do të diskutojmë këtë temë, pra po flas Lidhja Demokratike e Kosovës, pastaj Nisma dhe AAK-ja dhe aty do të sqarohet mbështetja ndaj Haradinajt”,-tregon zoti Tahiri.
Ndërkohë, partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj duket e vendosur për postin e presidentit, ndërsa zv. kryeministri Tahiri nuk e përjashton mundësinë, që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk do kishte reflektim dhe konsensus nga forcat e tjera politike për të pranuar alternativën e propozuar nga AAK-ja.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut