Alibeaj nga Berati: Qëndrimi i Berishës sot, si i Enver Hoxhës me anglo-amerikanët

5 Maj 2023 | 15:55

Enkelejd Alibeaj ishte në Berat aty ku u takua me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale, në mbështetje të kandidatëve për këshillin bashkiak.

Ai pranoi se situata brenda Partisë Demokratike nuk është nga më të mirat e mundshme, por u shpreh se është shumë e rëndësishme që sot të mbrohet vokacioni perëndimor që përfaqëson në thelb demokratët.

“E pra, qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është i njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues i korrupsionit madhor dhe minuesi i demokracisë, Sali Berisha ka provuar të godasë Amerikën herë me shpatë të madhe, herë me biçak, herë me qitje të largët e herë me baltë,” – u shpreh Alibeaj.

Qytetarët e Beratit dhe Shqipërisë do vlerësojnë këtë qëndrim që kemi mbajtur. Ndaj sot unë e them me bindje që sfidën e parë që një parti ka, ruajtjes së pozicionit politik, qëndrimit politik, ne e kemi fituar. Do të na vlerësojnë qytetarët, në këto zgjedhje që është shumë i rëndësishëm, këshillin bashkiak, por sfidën e parë e kemi fituar. Sfida jonë nuk mbaron tani. Më 14 Maj. Është guri i parë i themelit për të ndërtuar një PD ashtu siç është ëndërruar 33 vite më parë,” – shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026