GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës për gjykim të shkurtuar

5 Maj 2023 | 16:55

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.

Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua. Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet më datë 18 maj ora 9. Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.

Kërkesa për gjykim u lexua nga prokurori Arben Kraja ndërsa i pranishëm ishte dhe prokurori Klodian Braho.

GJKKO rrëzoi dhe kërkesën për bashkimin e çështjes me atë të Fierit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026