“1 në 2 familje serbe kanë armë”, eksperti: I nxisin fëmijët t’i përdorin

6 Maj 2023 | 17:44

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se një në dy familje në Serbi kanë në shtëpi një armë, zakonisht kallashnikov.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania ai tha se është e zakonshme në familjet serbe që fëmijët të inkurajohen të mësojnë përdorimin e armëve dhe sipas tij ata nxiten  që t’i urrejnë popujt e tjerë.

“Serbët janë në vazhdimësi janë inkurajuar për ushtrim dhune e përdorim të armëve dhe e kanë bërë në shtetet ballkanike. Kjo lloj bisede është mbartur në familjet e tyre dhe sot nëse ju dëgjoni biseda private, apo hulumtime që janë bërë, serbët në familje i inkurajojnë për posedim të armëve fëmijët e tyre.

I nxisin me urrejtje ndaj popujve të tjerë në Ballkan dhe kjo bën që çdo qytetar ta konsideroj të rëndësishme armën. Ne kemi informacione se çdo e dyta familje mund të ketë në posedim një armë zjarri, sidomos armë zjarri automatik apo kallashnikov. përdorimin e tyre e konsiderojnë siç kanë barinjtë shkopin”,-tha eksperti Bedri Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023