“Armët, kulturë ballkanase”, ekspertët pas masakrave serbe: Duhen masa të veçanta
Të shtënat masive, si ato që vranë 9 persona në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe 8 të tjerë pak më shumë se një ditë më vonë në Maldenovac, janë të rralla në Evropë.
Sidoqoftë, të dhënat e mbledhura nga ekspertët serbë mbi armët dhe Instituti i pavarur zviceran i kërkimeve sugjerojnë se Serbia renditet e treta në botë për numrin e armëve për banorë, pas SHBA dhe Jemenit. Vlerësohet se ka 39 armë për 100 serbë, edhe pse të dhëna të sakta janë të vështira për t’u mbledhur.
“Rajoni ka një kulturë të fortë për armëmbajtjen, ndaj armët do të mbeten. Një hap pozitiv do të ishte regjistrimi i armëve në sistem dhe për këtë ka një debat kombëtar që Serbia e ka shtyrë vazhdimisht. Ligji është përmirësuar, por zbatimi i tij nuk është ashtu si duhet. Madje, është larg nga ajo se si duhet të jetë”, thotë Aaron Karp, studiues për armët e vogla.
Sidoqoftë, të dhënat, të cituara nga presidenti serb, sugjerojnë se numri i armëve të regjistruara në Serbi ka rënë vazhdimisht në 10 vitet e fundit, nga 1.2 milion në 2012-n në rreth 800 mijë në 2023.
“Armët vërtet të rrezikshme janë ato gjysmë automatike, pasi janë armë moderne. Armët e vjetra janë pushkët e gjyshërve tanë. Janë të rrezikshme, por nuk mund të përdoren për vrasje në masë. Nëse ligji, regjistrimi i armëve dhe masat e sigurisë aplikohen me kujdes, atëherë ky është një hap përpara. Ballkani është një pjesë e dalluar e botës, prej andej mund të nxirret mësim. Duhen zgjidhje të veçanta. Shumë nga politikat për armët të ndjekura nga Serbia dhe vendet fqinje kanë qenë si ato evropiane, por atje mund të duhet diçka ndryshe”, thekson Karp.
Vlerësimet sugjerojnë se numri i armëve ilegale që qarkullojnë që nga luftërat e Ballkanit apo trafiqet në vend mund të kalojnë kuotën 1 milion e gjysmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun