Qeveria serbe njofton ashpërsimin e masave për posedimin e armëve
Qeveria e Serbisë ka miratuar masa që kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme që “urgjentisht të përgatisë amendamente për Ligjin për armët dhe municionet”.
Amendamentet, siç u tha në njoftimin e Qeverisë serbe më 5 maj, do të ashpërsojnë kritere për posedimin e armëve të shkurta të zjarrit dhe ata që nuk plotësojnë këto kritere strikte, parashikohet blerja e detyrueshme e armëve, shkruan REL.
“Këto masa po miratohen për të ulur për 90 për qind numrin e armëve të shkurtra që janë në posedim të personave juridikë dhe fizikë”, u tha në njoftim.
Për më tepër, amendamentet e reja në ligj do të mundësojnë edhe kontrollet e detyrueshme të qytetarëve që kanë të drejtë të posedojnë armë, përfshirë edhe armë për gjueti.
Në kontrolle do të përfshihen kontrollet mjekësore, psikiatrike dhe psikologjike, por edhe teste të detyrueshme për substanca psikoaktive. Këto kontrolle do të bëhen çdo gjashtë muaj apo një vit.
Ministria e Punëve të Brendshme po ashtu do të shqyrtojë edhe ashpërsimin e kritereve për posedimin e armëve të gjuetisë.
Para masave, moratoriumi për marrjen e licencave për posedimin e armëve të shkurtra të zjarrit, që u miratua më 4 maj 2023, Ministria e Brendshme, siç është paralajmëruar, do të marrë të gjitha masat për të garantuar moratoriumin për dhënien e lejeve për armët e gjuetisë.
Ministria e Punëve të Brendshme do të ftojë publikisht qytetarët që ilegalisht kanë armë zjarri dhe pajisje shpërthyese që t’i dorëzojnë ato brenda një muaji, pa u përballur me ndonjë pasojë.
Qeveria serbe i miratoi këto masa, pasi ato paraprakisht u prezantuan gjatë një konference për media më 5 maj nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Serbia ka shpallur tri ditë zie për shkak të dy sulmeve me armë zjarri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Masakra në Serbi, ylli i basketbollit amerikan merr përsipër shpenzimet funerale
- Masakra me 8 të vrarë në Serbi, Vuçiç kërkon vendosjen e dënimit me vdekje
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta