“Ciceroni i Gjirokastrës”, Bruno Pjetri një jetë mes turistëve dhe Kadaresë
Bruno Pjetri punon si ciceron i Muzeut Kadare në qytetin e Gjirokastrës.
“Para 7 vitesh unë kam filluar te banesa e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Duke qenë se kisha studiuar për gjuhë te huaj dhe gjuhë shqipe, u interesova për të punuar në Muzeun Kadare dhe nga dita në ditë po filloj ta dashuroj këtë profesion, sepse është një punë e bukur dhe një mundësi e mirë qoftë për të rinjtë e qytetit dhe për të shpjeguar qytetin tonë tek çdo turist i huaj”, thotë Pjetri.
Ditët e para të punës si ciceron për Brunon kanë qenë të vështira, por eksperienca bëri që sot e kësaj dite ai t’u shpjegojë turistëve me të njëjtën dëshirë si ditën e parë, vlerat e këtij muzeu dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Kadaresë në letërsinë shqipe.
Për të është emocionuese të shikojë një numër të lartë vizitorësh në muzeun për Kadarenë. Madje disa prej tyre e vënë dhe para përgjegjësisë, pasi informacionet që ata kanë për shkrimtarin janë mbresëlënëse.
“Kujtime ka disa, por një që më ka lënë përshtypje dhe e mbaj mend gjithmonë dhe e tregoj gjithmonë ka qenë një turist zviceran i cili kishte lexuar shumë vepra të Ismail Kadaresë dhe kur unë i kujtoj ku kanë qenë shkrimet e para të tij, atij i është “dredhur mishi” dhe ka qenë një emocion goxha i veçantë dhe për mua që po ia shpjegoja”, tregon ai.
Një jetës mes rreshtave të Kadaresë nuk kishte se si dhe takimi I Brunos me shkrimtarin të mos ishte emocionues.
“Kontakt kam pasur vetëm kur ka ardhur këtu që ka parë muzeun. Sigurisht që ai e di që punoj në shtëpinë Kadare dhe sigurisht që ajo ka qenë një ditë e veçante. Ka qenë me takime të përkthyesve të veprës së tij në odën e miqve dhe ajo që ka qenë një nga ditët më speciale që unë nuk do ta harroj asnjëherë”, shprehet Pjetri.
Ndonëse në dukje profesioni i ciceronit duket i harruar, në realitet zhvillimi i turizmit në Gjirokastër ka nxjerrë në pah nevojën për një punë të tillë.
“Për brezat e rinj është një mundësi shumë e mirë punësimi, jo vetëm muzetë e qytetit, por Gjirokastra ka shumë, qoftë në zonat rurale ka goxha monumente dhe guidimi është një mundësi e mirë punësimi për çdo të ri, pse të largohen nga qyteti”, thotë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq