Mbahet koncerti madhështor për kurorëzimin e Mbretit Charles, William prek me fjalët

8 Maj 2023 | 13:11

Festa në Britanië të Madhe ka vijuar edhe në fundjavë. Mbrëmjen e djeshme u organizua koncerti në Kështjellën Windsor kushtuar mbretit të sapo shpallur Charles III.

Katy Parry, Take That, Lionel Richie e shumë të tjerë ishin artistët e ftuar në koncertin ku morën pjesë 20 mijë fansa. Edhe mbreti dhe mbreteresha ishin aty dhe e shijuan koncertin.

Në skenë u ngjit edhe Prince William i cili u shpreh se është krenar për babanë e tij dhe se do t’i shërbejë me devotshmëri. Charlotte dhe nëna e saj, Kate, Princesha e Uellsit, kënduan së bashku me Perry, e veshur me një fustan ngjyrë floriri,  ku performoi këngën e saj hit ‘Roar’.

“Babi, të gjithë jemi shumë krenarë për ty. Dua të shpreh krenarinë dhe mirënjohjen time për miliona njerëz që shërbejnë në forca, në reparte spitalore dhe në komunitetet lokale. Do të doja t’ju përmendja të gjithëve. Shërbimi juaj na frymëzon. Dhe sonte ne festojmë. Unë angazhohem t’ju shërbej të gjithëve, Mbretit, vendit dhe Commonwealth. Zoti e ruajtë mbretin”, tha William

Fundjava e zgjatur e Kurorëzimit vazhdon për britanikët edhe  këtë të hënë me eventin që quhet “Big Help Out”. Qëllimi është të përdoret vullnetarizmi për të bashkuar komunitetet .

Të shtunën e gjithë vëmendja ishte në Londër ku Mbreti Charles III vendosi kurorën. Raportohet se mbi 18 milionë njerëz ndoqën live ceremoninë historike ndërsa shumë të tjerë ishin në rrugët e Londrës për të parë më nga afër të gjithë eventin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026