Shqiptari “habit” policinë, blen 740 euro ushqime me monedha false

9 Maj 2023 | 09:15

Një person në qytetin e Ferizaj në Kosovë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se përdori 740 euro të falsifikuara për të blerë produkte ushqimore në një dyqan.

Ajo që e bën më të veçantë këtë arrestim është fakti se personi në fjalë i kishte të gjitha paratë e falsifikuara, monedha prej 2 euro.

Policia ka sekuestruar monedhat e falsifikuara, ndërkohë që për 41-vjeçarin vijon hetimi në gjendje të lirë.

“Me datën 07.05.2023 rreth 15:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek një qendër tregtare në Ferizaj, një person i dyshuar aty kishte blerë produkte ushqimore në vlerë rreth 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro të dyshuara si të falsifikuara dhe ishte larguar”, thuhet në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026