Mungojnë mjekët psikiatër, Avokati i Popullit: Nevojiten më shumë nëpër spitale

8 Maj 2023 | 16:05

Avokati i popullit ka inspektuar  të gjithë spitalet psikiatrike në vend si dhe Institutin e Veçantë Shëndetësor të të Burgosurve ku dhe ka konstatuar mungesën e mjekëve specialist si dhe stafit mbështetës për trajtimin e personave që marrin shërbim spitalor.

“Është i nevojshëm shtimi i menjëhershëm dhe në vitet në vijim i kuotave për specializantë në psikiatri, riformulimi i kritereve të punësimit për funksionet klinike ‘kujdestar’ dhe ‘task forcë’, me edukim infermieristik dhe njohuri të thelluara në rehabilitim psikiatrik spitalor, si dhe me aftësi moshore e fizike të përshtatshme për menaxhimin e axhitimit dhe riskut të lartë,  si dhe trajnimin e punonjësve aktualë,” – u shpreh Avokati i Popullit.

Psikiatria rezulton të jetë një ndër degët e preferuar të mjekëve të rinj, nga 15 kuota që ka çelur ministria 13 janë plotësuar, 5 janë në psikiatrinë për fëmijë dhe adoleshentë.

Vecc shtimit të mjekëve, Avokati i Popullit ka rekomanduar edhe vendosjen e kamerave të sigurisë në mjediset e përbashkëta të spitaleve psikiatrike, sigurimin e materialeve të nevojshme mjekësore si dhe shtimin e kushteve të sigurisë për stafin mjekësor, që në gjykimin e avokatit është gjithmonë i rrezikuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026