Avokati: Në administratën publike ka më shumë ngacmime seksuale
Avokat Kujtim Cakrani tha se mes sektorit privat dhe publik, ngacmime seksuale në punë ndodhin më shumë te i dyti.
i ftuar në “Good Moorning” Albanians ai tha se edhe pse ngacmimet seksuale ndodhin në varësi të personave që punojnë në këto ambiente, sektori publik është më i prekur pasi aty ka edhe numër më të madh punonjësish.
“Sektori privat ka kompani të mëdha që është njësoj si sektori publik, ngacmimet seksuale varen nga personat që punojnë aty. Sektori publik është më i avancuar në këtë çështje sepse ka më shumë kontakte, ka më shumë punonjës, më shumë të rinj e të reja.
Në administrata publike, në kryeministri ka pasur raste që janë njohur aty e janë martuar aty e kanë krijuar familje. Por në administrata ka pasur edhe shumë raste ku ka pasur ngacmime seksuale, ky është një problem shumë i madh”,-tha avokati për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nora Malaj: Gratë kanë pozicione të ulëta në shtet, burrat janë drejtues
- Shenjat që tregojnë se keni toksina të shumta në trup
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës