Shpërthejnë protestat kundër dhunës në Serbi, reagon ashpër Vuçiç
Pas ngjarjeve tragjike të pak ditëve më parë, me mijëra qytetarë protestuan në Beograd kundër dhunës.
Në protestën me sloganin “Serbia kundër dhunës” morën pjesë anëtarë nga partitë e përçara politike të vendit, të bashkuara pas vrasjeve masive të ndodhura Brenda 48 orëve.
“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të promovimit të mëtejshëm të dhunës në media dhe hapësirë publike, si dhe përgjegjësi për reagimin jo të duhur për një kohë të gjatë nga autoritetet kompetente”, thuhet në një deklaratë të partisë së krahut të majtë.
Më shumë se dhjetë mijë demonstrues u mblodhën para parlamentit të Serbisë, para se shkonin pranë zyrave të Qeverisë së Serbisë.
Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm dhe kreun e agjencisë së inteligjencës serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i kritikoi protestat.
Ai akuzoi opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. Vucic u shpreh se ishte gati të testonte popullaritetin e partisë së tij në një votim të menjëhershëm.
“Unë do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të tërhiqem kurrë para rrugës dhe turmës… Nëse do të jetë një riorganizim i qeverisë apo zgjedhje, do të shohim”, tha Vuçiç gjatë një interviste.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur