PD denoncon në SPAK, kryetaren e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi

9 Maj 2023 | 19:18

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Flamur Noka  ka dorëzuar këtë të martë një kallëzim penal ndaj kryebashkiakes së Rsokovecit Majlinda Bufi.

Denoncimi është bërë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” si dhe për “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“Majlinda Bufi, me veprime aktive dhe me dashje direkte, rezulton se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet  vendore të 14 Majit 2023 ka kryer personalisht disa shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal, si kërcënime, presione dhe shantazhe ndaj punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht”,-thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike drejtuar Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026