Një rrugë në New York do të quhet “Ismail Qemali”
Emërtimi i rrugës në Staten Island, New York, për nder të Ismail Qemalit do të jetë një moment i paharrueshëm për komunitetin shqiptar.
Kjo ceremoni do të bëjë bashkë qindra e mijëra shqiptarë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare. Qyteti i New York-ut ka vendosur të nderojë një nga heronjtë e shquar të Shqipërisë duke i vënë emrin e tij një rruge.
Rruga, e cila është hera e parë që mban emrin e një heroi shqiptar në këtë qytet të madh amerikan, do të mbajë emrin e Ismail Qemalit, figurës kryesore të pavarësisë shqiptare dhe presidentit të parë të shtetit të pavarur shqiptar.
Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Staten Island, Naser Nika, dhe biznesmeni Shpëtim Qorraj, djali i dëshmorit Mustafë Qorraj nga Pemishta e Drenicës, janë në përpjekje të vazhdueshme për të realizuar një ndër arritjet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar në New York.
Emërimi i një rruge në emër të Ismail Qemalit në New York nuk është vetëm një nderim për figurën e tij historike, por gjithashtu shënon një hap të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në qytetin e madh amerikan. Shqiptarët janë një nga komunitetet më të rëndësishme dhe më të vjetra të diasporës në New York, dhe emërtimi i një rruge me emrin e një heroi kombëtar shqiptar përforcon identitetin dhe pranimin e tyre në këtë qytet.
Në një ceremoni emocionuese që do të zhvillohet më 3 qershor 2023, komuniteti shqiptar në Staten Island, New York, do të festojë momentin historik – emërimin e rrugës “Ismail Qemalin”. Ceremonia do të zhvillohet në Miller Field, një park i njohur i Parkut Board Walk, që ndodhet përball Rrugës Seaview Ave dhe Father Capedaano Blvd, në Staten Island. Aktivitetet e ceremonisë do të jenë të shumta dhe do të kënaqin të pranishmit me një atmosferë festive.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës