Man City nuk e realizon dot ‘hakmarrjen’ ndaj Realit, Haaland totalisht në hije
Kualifikimi do të vuloset në Angli, në çiftin Real Madrid-Mancester Siti. Përballja e luajtur në Bernabeu nuk pati fitues, me skuadrat që shënuan nga një gol secila. The cityzens e nisën më mirë sfidën duke u treguar euforikë, por pa llogaritur se përballë vinin ekspertët e këtij kompeticioni.
Goli që zhbllokoi rezultatin do të vinte në minutën e 36’, ku Vinicius Zhunior mori një top nga Kamavinga e duke sulmuar portën kundërshtare, goditi saktë dhe mposhti portierin Ederson. Minutat në vijim anglezët do të ishin edhe më kërkues, duke rrezikuar disa herë katërkëndëshin e Kurtua.
Goli i barazimit do të vinte në minutën e 67’ të përballjes, ku Gundogan shërbeu De Brojn, me belgun që dërgoi një predhë drejt portës së madrilenëve, me Kurtua të dorëzuar. Përballja u shoqërua dhe me kartona të verdhë e kontestime të vendimeve të gjyqtarit kryesor, ku sipas spanjollëve u tregua i kursyer me lojtarët e Manchester Cityt. Tanimë kualifikimi do të vendoset në Etihad më 17 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit