Meta thirrje strukturave të shtojnë vëmendjen ndaj personave me aftësi të kufizuara
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ka ftuar institucionet të tregojnë përkujdesje ndaj kësaj kategorie të shoqërisë. Kreu i vendit shkruan në faqen zyrtare “Facebook” se pandemia e Covid-19 ka ndikuar në thellimin e mëtejshëm të pabarazive ndaj personave më aftësi të kufizuara, dhe për këtë shton ai, duhet masa konkrete për t’i ndihmuar ato.
“Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na ndërgjegjëson sot për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike, si dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për përfshirjen e tyre në çdo aspekt të zhvillimit të vendit. Pandemia COVID-19 ka thelluar akoma më shumë pabarazitë, që ekzistonin më parë, duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë.
Edhe në kushte normale, Personat me Aftësi të Kufizuar kanë patur më pak mundësi për akses në sistemin shëndetësor, në shkollim apo në punësim, ndërkohë që në kushtet e pandemisë, kjo situatë përkeqësohet shumë më tepër”, shkruan Meta.
Me tej z. Meta i kujton qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë njërin prej neneve të Konventës së Kombeve të Bashkuara, mbi detyrat, që duhet t’i realizojë Shqipëria në mbrojtje të qytetarëve me aftësi të kufizuara, sidomos në kohë emergjence apo fatkeqësie.
“I bëj thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti shqiptar, që përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të kësaj kategorie në raste emergjence apo fatkeqësie. Realizimi i plotë i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara është pjesë thelbësore, e pandashme dhe e pamohueshme e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shton ai.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik