A do jetë Erion Veliaj pasardhësi jot? Ja si përgjigjet kryesocialisti Rama
Kryeministri Edi Rama tha në “Now” në Euronews Albania se Erion Veliaj tashmë e ka fituar Tiranën dhe kjo është një çështje e mbyllur.
I pyetur në rast se e shikon Erion Veliajn si pasuesin e tij në krye të Partisë Socialiste, Rama tha se kjo temë nuk i intereson dhe se lideri i ri do zgjidhet nga anëtarët e Partisë Socialiste në momentin kur të kenë nevojë për lider të ri.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Erion Veliaj e ka fituar Tiranën, ka mbaruar ajo është e mbyllur.
Erla Mëhilli: A do jetë ai pasuesi juaj në PS?
Edi Rama: Nuk është kjo tema që më ka interesuar ndonjëherë. Më thonë shumë njerëz po pasardhësi? Unë mendoj se kjo nuk është detyra ime, kjo do jetë detyra e atyre që do kenë nevojë për një lider tjetër kur unë të mos jem më aty. Do ta zgjedhin ata që do duan të vazhdojnë dhe do zgjedhin liderin. Nuk do e zgjedh unë.
Erla Mëhilli: Ju do ia jepni votën zotit Veliaj për kryetar?
Edi Rama: Nuk jemi akoma aty. Unë do jem një anëtar i thjeshtë i Partisë Socialiste dhe do marr pjesë në votim, por se kush do jetë lideri ynë pas meje, këtë gjë do e vendosim kur të kemi nevojë për një lider tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta