“Pse s’flasin për zemrën?” Këlliçi: Korrupsionit sot i tregoj gishtin, nesër prangat
Kandidati për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi tha për emisionin “Now” se posterat e tij me gishta u komentuan aq shumë sa u ngritën edhe organizata jo qeveritare dhe institucionet fetare kundër.
Sipas tij e gjithë kjo u bë për të shmangur vëmendjen nga ajo që vetë posteri thoshte, por siç tha ai duke qenë se tani është kandidat nuk mund t’i tregojë prangat korrupsionit, ndaj i tregon gishtin, për të treguar se korrupsionin do e luftojë pa asnjë etikë.
“Korruspionit për momentin nuk i tregoj dot prangat. Unë sot si kandidat nuk i tregoj dot prangat. Unë nxora këtë poster, u shpikën urdhër psikologu, xhamitë e Tiranës, organizata jo qeveritare, kundër diskriminimit, kundër racizmit, që nuk thanë asnjë fjalë kur kryeministri u nxori gishtin fëmijëve.
Është propagandë aq e fortë sa do të shmangë vëmendjen. Unë i dyfishova posterat. po nuk ka qenë vetëm ky. unë gishtin e kisha për korrupsionin, por u drejtova zemrën qytetarëve, pse nuk flasin për zemrën këta? Zemrën e kisha për Tiranën, ndërsa korrupsionin në bashki do e trajtoj me zero tolerancë dhe pa asnjë kod etike. Tani janë te gishti, pastaj kalojmë te prangat”,-tha Belind Këlliçi në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje