Doçi: Albina Kelmendi jo vetëm në finale por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë
Sonte është gjysmëfinalja e dytë e Eurovizon në Liverpul të Britanisë dhe është edhe nata kur këndon përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj.
Kënga “Duje” është e shumë komentuar që në momentin që u prezantua në festival, pasi erdhi në një mënyrë të ndryshme edhe për numrin e pjesëmarrësve në këtë projekt.
I komentuar ka qenë edhe teksti i këngës, disa e kanë vlerësuar dhe të tjerë e kanë kritikuar me nota të ashpra.
Poeti Agim Doçi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Albina Kelmendi jo vetëm në finale por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë.
“Në gjykimin tim kjo këngë është himn, në kohën që jetojmë kur familja nuk po funksionon mjaftueshëm që të mbajë të lidhur njerëzit. Për mendimin tim, kjo këngë jo vetëm që do jetë në finale po do marrë rezultatin më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptar në Eurosong”, tha Doçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta