Veliaj: PS është si familje, nuk është vonë të kthehesh në drejtimin e duhur!

11 Maj 2023 | 16:21

Nga kompleksi i ri sportiv “Partizani”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, u takua me banorët e Tufinës, Freskut, Dajtit, Zall-Herrit, Shëngjergjit e Zall Bastarit. Veliaj e cilësoi si model fushatën për zgjedhjet e 14 majit  në kryeqytet.

“Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm! Por, ne nuk jemi bashkë vetëm për fushatë. Kemi qenë këtu edhe kur s’ka pasur fushatë. Sa e kishim fituar betejën e fundit kur ra tërmeti dhe treguam që s’ishim nga ata që duken një herë në 4 vjet. Jemi forca politike që quhet Partia Socialiste, edhe kur ka shi, edhe kur ka diell, edhe kur ka tërmet, edhe kur ka pandemi, edhe kur jemi shëndoshë e mirë sepse një familje është gjithmonë bashkë dhe kjo është familja jonë,” – u shpreh ai.

Këtë herë Veliaj zgjodhi të falënderojë të gjithët ata që i janë bashkuar në këtë fushatë Partisë Socialiste.

“Kur po vija këtu takova një vajzë, e cila më tha: ‘Kjo është hera e parë që vij në një miting të Partisë Socialiste, kam qenë gjithmonë djathtas’. Por, asnjëherë nuk është vonë të ecësh përpara. Asnjëherë nuk është vonë që të shkosh në drejtimin e duhur dhe asnjëherë nuk është vonë të bashkohesh me familjen më patriotike, me familjen më të madhe, por edhe me familjen më fitimtare politike, që është Partia Socialiste e Shqipërisë,” – tregoi Veliaj.

Duke e paralelizuar garën zgjedhore me një ndeshje basketbolli, Veliaj kërkoi votëbesimin për të qenë PS skuadra fituese.

“Javën e kaluar patëm dy kupa. Ishte ekipi basketbollit i gocave të Partizanit, që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, që solli kupën e gocave dhe ishte ekipi i basketbollit të çunave të Tironës që solli kupën e meshkujve. Në një ndeshje ka gjithmonë një mundësi për ta bërë rezultatin përsëri. Ndeshja jonë ndodh një herë në 4 vjet, është si Kupa e Botës, si Kupa e Europës. Është e nevojshme fitorja se nuk e rikuperojmë dot pas dy, apo tre javësh. Kemi një shans në 4 vjet për ta çuar Tiranën përpara,” – u shpreh Veliaj.

Një mandat tjetër për socialistët sipas kryebashkiakut përkthehet në vijimin e investimeve për Tiranën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026