Thesaret e Bibliotekës Kombëtare, 300 mijë libra që kërkojnë një kujdes të veçantë
Në Bibliotekën Kombëtare ndodhen me shumë se 300 mijë libra në gjuhën shqipe, mes tyre dhe disa botime të rralla të Historisë së Skënderbeut dhe autorëve të njohur të mesjetës.
Historia e Skënderbeut nga Marlin Barleti si dhe një libër i familjeve bizantine, janë dy thesaret më të vjetra që ruan Bibloteka Kombëtare. Libri i Barletit është një nga ekzemplarët e parë të botuar rreth viteve 1510, ndërsa libri për familjet Bizantine është prodhim i vitit 1729, nga autori Du Cange. Këto dy vepra ruhen me fanatizëm.
“Ka thesare të vërteta që kanë të bëjnë me librat shqip, librat me të vjetër që ndihmojnë në historinë e Shqipërisë, është i vetmi vend që çdo gjë është e shkruar shqip,” – u shpreh Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
I kanë mbijetuar kohës, por në to shihen vitet që mbartin. Vizatimet janë origjinale, të realizuara me dorë të lirë. Ato kërkojnë një kujdes të veçantë. Nuk duhen prekur, pasi vizatimi dhe boja rrezikon të prishet. Deri më tani ky proces është kryer manualisht, por shumë shpejt, në hollin e Bibliotekës do të hapet laboratori i parë modern.
“Krijimi i një biblioteke të re është domosdoshmëri, këtu ka më shumë libra sesa ne kemi hapësirë, një laboratori modern, procesi i ruajtjes nuk domethënë vetëm t’i ruash por dhe t’i riparosh për çdo dëmtim që kanë. Do të jetë në aneksin e Bibliotekës Kombëtare. Bëhet fjalë për 300 mijë libra, mes tyre ka perla,” – u shpreh Misha.
Në Bibliotekën Kombëtare janë tre kate nëntokë, ku ruhen një sërë pasurish universale, përfshirë koleksione të antikitetit greko-roman e bizantin.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh