Dritan Hila: Kandidatët e Bashkë Fitojmë, të vegjël përballë “dinosaurit” Rama

11 Maj 2023 | 21:27

Analisti Dritan Hila tha në “Now” në Euronews Albania se kur shikon partitë e reja thotë me vete “shyqyr që janë Berisha, Rama e Meta”, pasi sipas tij, kryetarët e partive të reja nuk dinë të drejtojnë.

Gjithashtu ai tha se Berishës dhe Metës u interesonte të bënin një fushatë politike, pasi kandidatët e koalicionit të tyre do ishin të vegjël përballë një “dinosauri politik si Rama.

“Kur shikoj këta them me veten time, shyqyr kemi Berishën, Metën dhe Ramën se po të ishin këta kaqolat që s’dinë  të drejtojnë… Rama dhe Berisha kishin interes të bënin një fushatë politike.

Berisha për arsyet e veta, Meta për të vetat, pasi kandidatët që kishin aty, nuk kishin arritur të ekspozoheshin të paraqisnin programe, dhe do ishin të vegjël përballë goditjeve të një dinosauri si Rama dhe këta të dy ishin të interesuar për një fushatë politike.

Ndërkohë Partia Demokratike zyrtare nuk ishte e einteresuar për këtë, por këta bën një gafë që në fillim, nuk nxorrën 61 kandidatë. Kjo ishte një gafë e pafalshme”,-tha Dritan Hila.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026